Daily Mail shkruan për "çmimet e lira" të shtëpive në Prishtinë
Tabloidi i famshëm britanik Daily Mail i ka kushtuar një artikull të tërë çmimit të banesave në Prishtinë, por... ai nuk është ashtu siç mund të mendoni! Çka thuhet në atë artikull?
Artikulli në fjalë titullohet: “Qyteti me çmimet më të mira për shtëpi banimi është është... Kosovë: Në zemër të Ballkanit, Prishtina është më e përballueshmja”.
Por, duhet theksuar se ky shkrim i dedikohet publikut britanik që ka një standard të lartë jetese dhe ku inflacioni dhe çmimet e larta për banim po e bëjnë të veten.
“Çmimi mesatar i një shtëpie në Britani është ngritur në 294 mijë e 919 funte, ndërsa shtëpitë në Londër kushtojnë dyfishi i saj, sipas të dhënave qeveritare. Çmimet në kryeqytet tashmë janë të tretat më të shtrenjtat në Evropë pas Stokholmit dhe Dablinit...”

“Për 250 mijë funte mund të blini një shtëpi me pesë dhoma gjoma dhe tri banjo, një garazh dhe një kopsht të madh.” – shkruan Daily Mail.
Në vend të dytë pas Prishtinës është ranguar Yerevani në Armeni.
Por, si na duken neve në Kosovë çmimet e banesave në Prishtinë. Ju ftojmë të shikoni videon e mëposhtme: