Çuditet analisti Dauti: Më shumë “llajka” ka "çka po ndodh mes Getinjos dhe Vivienit" se dënimi i Mustafës
Daut Dauti, historian dhe analist, ka shkruar një status, ku ka komentuar dënimin prej 26 vjet burgim të Salih Mustafës, ish-komandant Calit, nga ana e Gjykatës Speciale.
Në fakt, z. Dauti është çuditur nga një fakt. Ai ka shkruar se më shumë pëlqime merr lajmi se “Çka ndodhi poshtë jorganit mes Vivien dhe Getinjos në orën 4 të mëngjesit?” se sa dënimi i Mustafës nga Dhomat e Specializuara.
Por z. Dauti ka bërë një koment të çuditshëm, duke akuzuar edhe medien si përgatitëse të “popullit për këtë ditë”.
Postimi i plotë:
