Çfarë kriptovaluta kanë blerë shqiptarët më së shumti - NACIONALE

Çfarë kriptovaluta kanë blerë shqiptarët më së shumti

4 vjet më parë

nga NACIONALE

'Cryptovaluta', e quajtur ndonjëherë si 'crypto', është çdo formë monedhe që ekziston në mënyrë digjitale ose virtuale dhe përdor kriptografinë (cryptography) për të siguruar transaksione. Cryptovalutat nuk kanë një autoritet qendror emetues ose rregullues. Në vend të kësaj përdorin një sistem të decentralizuar për të regjistruar transaksionet dhe për të nxjerrë njësi të reja.

Cryptovalutat funksionojnë në një libër (ledger) publik të quajtur Blockchain. Të gjitha transaksionet ruhen në këtë libër.

Shumë investitorë e konsiderojnë Bitcoin-in ($BTC) si cryptovaluten e parë dhe origjinale, e cila u lansua në vitin 2009 nga një programer, ose një grup programmerësh, ndër pseudonimin Satoshi Nakamoto.

Më pas u krijuan edhe cryptovaluta të tjera përgjatë kohës dhe duke parë rritjen dhe potencialin e tyre, u krijuan edhe tregjet digjitale që mundësojnë blerjen dhe shitjen e cryptovalutave në këmbim të cryptovalutave tjera apo dollarit etj.

Duke parë rritjen e vazhdueshme përgjatë kohës, njerëzit filluan të investojnë në Cryptovaluta të ndryshme, e pa dyshim që kohëve të fundit këtu gjejnë vend edhe shqiptarët si investitorë, apo edhe si tregtarë ose të quajtur Traders.

Por, cilat janë cryptovalutat që shqiptarët kanë treguar më së shumti interes për to?

Nuk ka ndonjë fakt, argument apo burim që tregon se në cilat cryptovaluta kanë investuar shumica e shqiptarëve, mirëpo bazuar në hulumtimet, diskutimet, dhe ato se çfarë kemi parë ne, është se Cryptovaluta më e investuar nga shqiptarët të cilët kanë njohuri në tregjet e cryptovalutave, është Ripple apo shkurtimisht $XRP dhe Ethereum apo shkurtimisht $ETH.

$XRP apo Ripple është krijuar në vitin 2012 dhe ka qenë sensacion, ose në një formë mundësia e artë për të gjithë ata që kanë menduar se është vonë për një investim në BTC dhe e kanë parë $XRP si coinin që mund të sjellë të njëjtat përfitime sikur $BTC.

Ndërsa Ethereum është coini i dytë që ka më së shumti kapital në treg, pas Bitcoin-it. Ky coin u lansua në vitin 2015, me një çmim prej 0.75$ ndërsa sot aktualisht ka vlerë rreth: 2750$ ndërsa çmimi më i lartë i të gjitha kohërave i Ethereumit është: 4868$. Saktësisht preku këtë çmim në datën: 8 Nëntor 2021.

Ka edhe valuta tjera, por në shumicë këto dy janë më të investuarat nga shqiptarët.

Mund të themi se këto janë investime të zgjuara dhe të përllogaritura mirë për një investim afatgjatë.

Me siguri të gjithë keni dëgjuar për $SHIBA, $DOGE, $ELON $SQUID, etj.

Pas fluksit dhe rritjes së madhe të këtyre çmimeve ndër vite, kohëve te fundit u lansuan edhe të ashtuquajturat memecoins apo shitcoins.

Këto coins në krahasim me Bitcoin-in dhe Altcoins (të gjithë coinat tjerë përpos $BTC, psh: $ETH, $XRP), nuk kanë mbrapa tyre një vizion, projekt, apo një ekip zhvillues të projektit të tyre, shumicën e rasteve nuk janë të njohur as krijuesit e tyre.

Rritja e çmimit të këtyre coins, bëhej me propaganda të ndryshme, nga influencerë të ndryshëm, dhe rritja e tyre ishte drastike.

Duke parë këto lëvizje enorme të çmimeve të këtyre coinave, interesi për investim u shtua edhe tek shqiptarët, dhe një masë e madhe e shqiptarëve investuan në këta coina, pa ditur rrezikun që i pret.

Karakteristikë e këtyre coinave është çmimi tepër i ulët që kanë, psh. $SHIBA çmimin fillestar në treg e ka pasur: 0.00000000001$

Në këto raste nxitja për investim në këto coins, ka qenë lakmia për pasuri, rritja e shpejtë e kapitalit, imagjinata, etj, por asnjëherë nuk ka qenë racionale mbi vlerën e vërtetë.

Dhe gjatë vitit 2021, lloji i këtyre coins-ave u shtua tej mase, por investimi në to ishte fatal.

Shumica e fillestarëve në këto ujëra, investuan në këto cryptovaluta apo tokens dhe një shumicë e tyre humbën pjesën më të madhe të kapitalit ose tërësisht kapitalin e tyre.

Kjo sepse krijuesit e këtyre memecoins, tërheqin sasinë më të madhe të aseteve dhe e kthejnë çmimin në piken 0.

Një rast i tillë ndodhi me $SQUID, kur krijuesit e këtij coini i larguan asetet e tyre, dhe nga çmimi mbi 3000$, çmimi për pak sekonda ra në 0.01$.

Shih foton më poshtë

Lajme të ngjashme