Bordi i RTK-së ka zgjedhur Adi Krastën zëvendësdrejtor të RTK-së - NACIONALE

Bordi i RTK-së ka zgjedhur Adi Krastën zëvendësdrejtor të RTK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka zgjedhur Adi Krastën zëvendësdrejtor të këtij institucioni.

Gazetari dhe moderatori i njohur nga Shqipëria në këtë post është zgjedhur me 8 vota për dhe asnjë kundër.

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka thënë se Krasta është ka qenë kandidati më i suksesshëm në testet e nënshtruara.

Në bazë të rezultatit përfundimtar, i pari është Ardian Krasta. Rekomandoj që të emërohet Krasta si zëvendësdrejtor i RTK-së. Kërkoj nga ju që të votoni që Krasta të emërohet zv drejtor i RTK-së”, ka thënë Ahmetxhekaj, raporton kallxo.com.

Lajme të ngjashme