Bien vlerat e manganit në ujin e Liqenit të Badocit, megjithatë ende nuk rekomandohet për pije - NACIONALE

Bien vlerat e manganit në ujin e Liqenit të Badocit, megjithatë ende nuk rekomandohet për pije

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur detaje të reja për nivelin e manganit në Liqenin e Badocit.

IKShPK ka theksuar se ka rënie të nivelit të manganit, megjithatë ende nuk ka rekomandim që ky ujë të përdoret për pije.

“Gjatë analizave të kryera gjatë ditëve të uikendit, vërehen ulje e vlerave të Manganit. Megjithatë, këto vlera ende janë më të larta se sa vlerat e lejuara sipas Udhëzimit Administrativ Ne: 10/2021 “Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”. Sipas këtij udhëzimi, standardi i paraparë për vlerat e lejuara të Manganit në ujin e pijes është 0.05 mg/L. Ndërsa, sipas analizave të kryera ditëve të uikendit, vlerat më të larta të regjistruara sillen prej 0.102 – 0.0230 mg/L.”

“Ndërkohë, mbetet në fuqi rekomandimi që uji që vjën nga ky liqen të mos konsumohet për pije dhe të përdoret si ujë teknik për higjienë personale dhe ambientale.”

“Ju rikujtomë se Mangani konsiderohet një lëndë ushqyese thelbësore dhe kontribuon në shumë funksione trupore, duke përfshirë metabolizmin e aminoacideve, kolesterolit, glukozës dhe karbohidrateve, në formimin e kockave, mpiksjen e gjakut dhe reduktimin e inflamacionit, por në vlera të shtuara në ujin e pijshëm, sillet si ndotës dhe ka ndikim të dëmshëm në shëndet, e posaçërisht tek fëmijët deri në 5 vjeçe nëse përdoret për një kohë më të gjatë”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme