Behrami: Kosova, demokracia që më se shpeshti i tha “jo” Amerikës
Analisti Artan Behrami ka thënë se Kosova është vendi demokratik që i ka thënë më se shpeshti “jo” ShBA-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo është e tmerrshme për Kosovën.
“Nuk ka shtet demokratik në botë që i ka thënë kaq shpesh JO Amerikës sikur Kosova nën lidershipin e Kurtit. Kjo është e tmerrshme dhe e frikshme!”, ka shkruar Behrami.