Basha i VV-së kërkon që Prokuroria ta thërras krahun e djathtë të Rrahman Jasharajt për intervistim
Deputeti i pushtetit me emrin Dimal Basha ka kërkuar sërish që Prokuroria të intervistojë Ymer Ymeri, krahun e djathtë të Rrahman Jasharajt.
E gjithë kjo në bazë të një deklarate që e kishte dhënë z. Ymeri, e në të cilën deklarohej se do ta mbështesnin Kurtin në rast se do të ofronte pagesa më të mira për punëtorët e sektorit të arsimit.
“Kjo ish dashtë m’i mjaftu një prokurori me thirr këtë që shantazhon e ban pazar me votën e mësuesëve,” – ka thënë z. Basha.
Por, realiteti në vendet më demokratike perëndimore tregon se sindikatat vazhdimisht bëjnë marrëveshje me parti politike – zakonisht të majta – për rritje rrogash dhe përmirësime kushtesh.
Kujtojmë se partia e z. Kurti është e profilizuar si parti e qendrës së majtë.
Statusi i z. Basha: