Balaj reagon për kërcënimet e Qeverisë: Ligjet shtypin të varfrit, dhe të pasurit sundojnë ligjet
Kryetari i Federatës Sindikale e Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj ka reaguar pas kërcënimeve të Qeverisë së Kosovës, ndaj punëtorëve të disa ministreve në rast se i bashkohen grevës së SBASHK-ut.
Balaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “ligjet shtypin të varfrit, dhe të pasurit sundojnë ligjet”.
Ndryshe, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), pavarësisht kërcënimeve të pushteti për pezullim të pagave, kanë bërë të ditur se nga sot janë në grevë të përgjithshme.
Përmes një komunikate për medie, BSPK ka thënë se greva po bëhet pa dëshirën e tyre për shkak se qeveria nuk ka përmbushur kërkesa e tyre.