Babai nga Peja raporton në polici vdekjen e djalit të tij
Një burrë nga Peja ka raportuar në polici vdekjen e djalit të tij të shtunën.
Sipas raporti të Policisë së Kosovës, "njësiti relevante policore dhe një ekip mjekësore kanë dalur në vendngjarjes, ekipi mjekësore ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete".
Policia po e heton rastin.
Raporti i plotë:
HETIM I VDEKJES
Pejë 31.12.2022 – 07:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar vdekjen e djalit të tij, viktimës mashkull kosovar. Njësiti relevante policore dhe një ekip mjekësore kanë dalur në vendngjarjes, ekipi mjekësore ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.
