Avokti Koci e fal sulmuesin: Ia kam pranuar kërkimfaljen e sinqertë
Avokati i njohur, Arianit Koci, u sulmua para disa ditësh në Graçanicë. Sulmi që ndodhi nga një i ri, ngase ndodhi në një vendbanim me shumicë serbe, ngjalli dyshime për motivet e sulmit.
Por Koci sot me anë të një statusi në Facebook ka sqaruar se sulmi fizik ndaj tij nuk ka pasur asnjë motiv të tillë. Madje, sipas Kocit, akti ka qenë një gabim dhe veprim i pamatur i një të riu, të cilin thotë se ka vendosur ta falë e të mos vazhdojë asnjë procedurë tutje.
Koci e falënderon Policinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe zbardhjen e këtij rasti.
Statusi i plotë i Avokatit Koci:
“Rasti i sulmit ndaj meje që ndodhi në Graçanicë, para disa ditëve, ashtu siç edhe e kam pritur, është ndriçuar nga ana e policisë.
Pas analizimit të të gjitha provave, jam bindur që sulmi ndaj meje, nuk ma pasur prapavijë ndërnacionale.
Poashtu, nuk ka pasur asnjë motiv tjetër.
Ka qenë një gabim apo veprim i pamatur, i një të riu.
Prandaj, une kam vendosur që rastin mos ta vazhdoj më tutje.
Të riut, ia kam pranuar kërkimfaljen e sinqertë.
E falëndëroj #policinaekosovës, e posaçërisht Stacionin Policor në Graçanicë, për angazhimin serioz dhe punën profesionale.”