Avokati Koci: Dënimi për shkeljen e urdhrit të mbrojtjes duhet të ashpërsohet
Avokati Arianit Koci ka bërë me dije se dënimi për shkeljen e urdhrit të mbrojtjes është e ulet.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se dënimet për këtë shkelje duhet të ashpërsohen.
“Shkelja e urdhrit për mbrojtje është vepër penale. A e dini cili është dënimi? Gjoba prej dyqind (200) euro deri në dymijë (2000) euro ose me burgim deri në gjashtë muaj. Anomali. Pak, shumë pak! Dënimi duhet të ashpërsohet urgjentisht", ka shkruar ai.
Ai ka shkruar se vrasjet e grave e imponojnë një gjë të tillë.
“Në anën tjetër, Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje duhet të ndryshohet dhe plotësohet. Rrethanat në shoqëri - vrasjet makabre të grave, e imponojnë këtë. Natyrisht, duhet të rritët edhe efikasiteti i gjykatave, prokurorive dhe policisë! Sidoqoftë, jemi shoqëri reaktive. Gjykata me urgjencë sot e caktoi seancën për urdhërin mbrojtës të klientës time”, ka shkruar ai.