Avdiu: Kurti i vonshëm, sot e paska kuptu se kush është në anën e Amerikës është në anën e të vërtetës
Aktivistja, Zana Avdiu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti sot e ka kuptuar sot se kush është në anën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është në anën e të vërtetës.
Avdiu ka shkruar në profilin e saj në Facebook, se është mirë që kryeministri Kurti është kthyer nga “kibla”.
“Kaq shume zhurme, perplasje, sulme e percarje- per me kallxu ne fund qe kush o ne anen e Amerikes, eshte ne anen e te vertetes. Po kerkush su kane kunder kesaj, vec jush o kryeminister.”, ka shkruar ajo ndër të tjera.
Ndryshe Kurti deklaratën se kush është me Amerikën është në anën e të vertetës e ka thënë të mërkurën pas takimi që pati me emisarin special të SHBA-ve, Gabriel Escobar.
Shkrimi i saj i plotë:
Albini pak i vonshem bre. Tek sot e paska kuptu qe kush eshte ne anen e Amerikes, eshte ne anen e te vertetes.
Mire qe ia ke nise mu kthy kah kibla. Ama, pse bre as pavaresine, as shtetin as kurgjo si ke lane njerezit me i festu e gezu?
Kaq shume zhurme, perplasje, sulme e percarje- per me kallxu ne fund qe kush o ne anen e Amerikes, eshte ne anen e te vertetes. Po kerkush su kane kunder kesaj, vec jush o kryeminister.
