AUV mbyll 5 lokale "Fast Food" në Prizren dhe inicion 6 kundërvajtjeje - NACIONALE

AUV mbyll 5 lokale "Fast Food" në Prizren dhe inicion 6 kundërvajtjeje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, ka organizuar aksion kontrolli në disa lokale që shërbejnë ushqime të shpejta, ku janë mbyllur 5 lokale e janë inicuar 6 lëndë kundërvajtëse.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot me date 16.10.2023. Në regjionin e Prizrenit ka organizuar aksion kontrolli mbi lokalet e gastronomisë qe shërbejnë ushqime të shpejta ( Fast Food). Janë përfshirë komuna e Prizrenit dhe Malishevës. Përmes 6 ekipeve inspektuese të udhëhequra nga Koordinatori i zyrës regjionale të AUV-së në Prizren. Është arritur të realizohen 28 inspektime të detajuara sipas urdhrit të Ministrit të MBPZHR-së dhe Drejtorit Ekzekutivë të AUV-së”.

Sipas AUV, sot janë realizuar 28 inspektime të detajuara, 19 prej tyre në Prizren ndëresa 9 në Malishevë.

"Nga 19 inspektimet në Prizren dhe 9 inspektimet në Malishevë janë mbyllur 5 lokale. Janë iniciuar 6 lëndë kundervajtëse. Në dy raste janë shqiptuar gjoba mandatorë. Po ashtu janë asgjësuar 4 kg mish produkte mishi, 33 kokrra vezë dhe 1 kg salcë (sosë). Aksionet do të vazhdojnë në gjithë territorin e vendit. Secili subjekt qe vendos ne treg produkte ushqimore në kundërshtim me rregullat ligjore do të sanksionohet. Ruajtja e shëndetit të qytetareve është prioritet dhe synim kryesor i AUV-së".

FOTO

Lajme të ngjashme