ASK publikon të dhënat, gjatë muajit mars mbi 52 mijë persona vizituan hotelet
Agjencia e Statistiva të Kosovës ka publikuar statistikat e Hotelerisë së Kosovës për muajin mars të vitit 2023.
ASK ka njoftuar se numri i vizitorëve gjatë marsit në hotele ishte 52 mijë e 89 vendorë dhe të huaj.
“Sipas rezultateve të anketës, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 52 089 prej tyre 30.76% ishin vendorë dhe 69.24% ishin të jashtëm. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 111 405, prej tyre 33.54% nga vendorët dhe 66.46% nga të huajt.” – thuhet në njoftim.
Agjencia e Statistikave ka njoftuar se numrin më të madh të vizitorëve e ka Rajoni i Prishtinës me 18 mijë e 567 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimeve e ka Rajoni i Pejës me 65 mijë e 253 net-qëndrime.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren e kështu me radhë. Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra etj.
