Arrestohet nëna nga Peja, la dy fëmijët e saj vetëm në banesë
Është arrestuar një grua në Pejë, pasi dyshohet se e njëjta kishte lënë dy fëmijët e saj vetëm në banesë.
Siç thuhet në raportin e Policisë, se Kosovës, njëri nga fëmijët ishtë 2 vjeç, e tjetri 3 vjeç.
E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËVE – Rr. Myrvete Maksutaj, Pejë 05.01.2023-08:30 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte lenë dy fëmijët e saj (njëri 2 vjeç e tjetrin 3 vjeç) të vetëm në banesën e sajë pa asnjë përkujdesje. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
