Arrestohet një person për shpërthimin në veturën e u.d të drejtorit të QKUK-së
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka arrestuar një person në Podujevë, me inicialet B.K, pasi dyshohet se për shpërthimin në veturën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së.
Në një komunikatë për media, Prokuroria Themelore ka bërë me dije se personi në fjalë dyshohet për “Përdorim të armëet apo mjetit të rrezikshëm”, “zjarrvënie” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Po ashtu, operacioni po vazhdon në disa lokacione ku janë duke u mbledhur provat.
“Prishtinë, 7 Maj 2025- Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës ka arrestuar një (1) person B.K. në Podujevë i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 par. 2 të KPRK-së, Zjarrvënia” nga neni 322 par. 2 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par 1 të KPRK-së, i cili ka ndodh me datë 30.04.2025 në oborrin e QKUK-së, kundër veturës se UD Drejtorit të QKUK-së, operacioni policor në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e shtetit është duke vazhduar në mënyrë të intensifikuar në disa lokacione të ndryshme për mbledhjen e provave për hetimin e të gjitha rrethanave të rastit” – thuhet në njoftim.