Arrestohen dy persona, sulmuan me thikë një grua dhe ia morën zingjirin e arit - NACIONALE

Arrestohen dy persona, sulmuan me thikë një grua dhe ia morën zingjirin e arit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona të dyshuar për grabitje.

Sipas policisë, dy personat e dyshuar kanë sulmuar me thikë ankuesen, dhe të njëjtën i kanë grabitur një zingjir ari.

“Puna e hetuesve policor, është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar:

– T.I, femër, 26 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës dhe

– R.A, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.” – thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajme të ngjashme