Analiza teknike e tregut të kriptovalutave - NACIONALE

Analiza teknike e tregut të kriptovalutave

4 vjet më parë

nga NACIONALE

30 mars 2022

Tregu i cryptovalutave është shumë dinamik, dhe lëviz në bazë të shumë faktorëve, ndërsa ajo që është e ditur botërisht, është se i gjithë tregu lëviz sipas gjendjes së Bitcoin-it, si aseti me më se shumti vlerë në këtë treg.

Por, çfarë ndodhi me BTC?

BTC ditëve të fundit theu shume barriera dhe pati ngritje të shpejtë ashtu siç paralajmëruam në shkrimet e mëparshme, ku BTC preku në çmimin 48,195$ si çmimin më të lartë të këtij viti, me datë 28 mars 2022.

Ndërsa sot në orët e para të mëngjesit, BTC pati një lëkundje të vogël, dukë rënë në çmimin 46,500$, mirëpo që pësoi ngritje përseri nga ky çmim.

Në short-term, BTC ka thyer dy zona të rezistences, dhe po lëviz hap pas hapi drejt çmimit 52,000$.

Po ashtu të gjithë indikatorët në Analizë teknike, janë për një ngritje të radhës.

Lajme të ngjashme