Analisti Thaçi: Çdo nderim që u bëhet ushtarëve serbë nga institucionet e Kosovës është i pafalshëm - NACIONALE

Analisti Thaçi: Çdo nderim që u bëhet ushtarëve serbë nga institucionet e Kosovës është i pafalshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik, Jusuf Thaçi ka reaguar teksa thuhet se Togu i Gardës Ceremoniale ka bërë nderime për të rënët serb të vitit 1912, e ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes e cilësoi si lajm të pa vërtetë.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se gjatë shekullit 20 nuk ka uniformë, përfshirë këtu ushtri, polici, xhëndarmëri serbe që kanë kaluar e qendruar në Kosovë e nuk kanë bërë krime ndaj shqipëtarëve.

Ndaj, sipas tij është e padalshme, çdo nderim që u bëhet atyre, nga institucionet e vendit, pasi sipas tij, përbën fyerje për viktimat dhe amnisti për krimet e kriminelët.

Nuk ka uniformë serbe (ushtri, xhandarmëri, polici, milici, paramilitarë, etj.) gjatë shekullit 20 që të kenë kaluar a qëndruar në Kosovë e të mos kenë bërë krime ndaj shqiptarëve të Kosovës. Prandaj, çdo nderim që u bëhet të tillëve nga institucionet e Kosovës është e pafalshme, sepse përbën fyerje për viktimat dhe amnisti për krimet e kriminelët”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të ngjashme