Analisti Haliti publikon videon e Kurtit ku fliste për domatet dhe hapjen e një fabrike
Analisti, Afrim Haliti, ka publikuar një video të kryeministrin të Kosovës, Albin Kurti e cila duket se është bërë gjatë fushatës zgjedhore.
Në këtë video, Kurti tregonte se si mund të rritet prodhimi i domatave dhe si mund të nxitën qytetarët që t’i mbjellin ato.
“A mundemi ne njerëzit me i bind me mbjell domate, duke iu thënë mbjellni domate?, ata nuk mbjellin domate nëse vetëm iu themi mbjellni domate, por ata mund të i bindim të mbjellin domate nëse ua ndërton një fabrikë të keqapit, atëherë krejt kanë me mbjellë domate”, dëgjohet duke thënë Kurti.
Në anën tjetër, Haliti duke ironizuar duke thënë se do ta hapte një fabrike të majonezit dhe do të fillonte të inkurajonte qytetarët që të mbjellin vezë.
“Albini e ka shumë mirë kur flet për domate . Mirëpo unë e kisha hapë edhe një fabrikë të majonezit dhe kisha fillu me e inkuraju popullin më mbjellë vezë”, ka shkruar Haliti në mbishkrimin e kësaj video.
