Analist Syla për mos-ekzekutimin e pagave nga Kurti: Kjo është tradhti dhe poshtërsi
Analisti i mirënjohur Valon Syla ka komentuar sërish mosprecedimin e pagave për mësimdhënës nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Syla konsideron se çështja në fjalë ka të bëjë me “inatin dhe urrejtjen” e jo me çështjet ligjore.
“Në greve ishin edhe administrata por Albin Kurti i denoj vetëm mësuesit. Kjo është tradhti dhe poshtërsi. Është edhe vepër penale sepse është diskriminim pa asnjë fije dyshimi.” - ka argumentuar Syla.
Më tej, ai ka vazhduar me akuza të përgjithshme ndaj Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Kurti.
Statusi i plotë:
Çeshtja e rrogave për mesues nuk eshte çeshtje ligjore, por çeshtje e inatit dhe urrejtjes. Në greve ishin edhe administrata por Albin Kurti i denoj vetëm mësuesit. Kjo është tradhti dhe poshtërsi. Është edhe vepër penale sepse është diskriminim pa asnjë fije dyshimi. Plus, në vend se të pranon gabimin, Albini e dyfishon urrejtjen dhe propagandën dhe lanson video kundër liderëve të UÇK-së me gjuhë shumë të pistë. Po ti Albin:
❌ ke sjell zero njohje dhe zero anëtarsime në organizata
❌ ke ndërtu zero rrugë dhe ke bërë rekord negativ për mosinvestime kapitale
❌ ke sjellur inflacionin më të lartë që nga koha e Millosheviqit
❌ ke shkaktuar numrin rekord të ikjeve nga vendi
❌ ke bërë zero progres në dialog dhe alancën tonë me perëndimin
❌ ke rrefuzuar gazpërçuesin amerikan dhe ke shkaktuar krizë fatale të energjisë
✅ ke udhetuar 30% te qeverisjes jashtë vendit dhe ke filozofuar pa ja nda për krejt temat e zotit, prej futbollit, në mjeksi, në religjion, në ekonomi. Veq vendime s’ke marrë asnjo!