“Ambasadori u gëzu shumë, tha krejt po i përngjan”: Skulptori Agon Qosa u përgjigjet kritikëve për shtatoren e Tony Blair - NACIONALE

“Ambasadori u gëzu shumë, tha krejt po i përngjan”: Skulptori Agon Qosa u përgjigjet kritikëve për shtatoren e Tony Blair

2 vjet më parë

nga Besian Beha

Shtatorja e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair, e cila u përurua në përvjetorin e çlirimit të Kosovës në komunën e Ferizajt, ka nxitur shumë reagime.

Kritikat u nxitën nga një artikull i The Indepedent ku kishin marrë fotografinë e një aktori austrialian, duke theksuar se përmendorja e Tony Blair nuk po i përngjan fare ish-kryeministrit të Britanisë.

Skulptori që e ka realizuar shtatoren e Tony Blair, Agon Qosa, në një përgjigje për Nacionalen u është përgjigjur kritikëve lidhur me realizimin e përmendores.

Qosa ka theksuar se gjithçka ka nisur nga partia rivale e Tony Blair në Britani të Madhe, të cilët kanë tentuar ta zbehin kontributin e ish-kryeministrit britanik.

“Unë kam prit media të huaja qysh po e qesin, sa u kanë lloç e ka publikuar Reutersi e pastaj e morën të gjithë. E kanë qit shumë, e kan publiku për të mirë, e tash për këto të fundit në bronz, e ka postuar një zëvendës i Tony Blair, sekretar apo zëvendësi, e ka postuar një fotografi. Ku i kish thumbuar me fjalë rivalët, Tony Blairi ka bo mirë e ka ndal gjenocidin po iu bëhen edhe shtatore për të mirë. Edhe aty tani fansat e partisë tjetër kanë reaguar, se ky i ka pyet kush do të iu bëj juve shtatore, partisë në pushtet, kush iu bën juve sepse s’keni bërë kurrgjë. Tani janë dërguar shumë mesazhe që kanë shkruar, janë pak, janë disa mesazhe që i kanë ruajtur të partisë rivale. Është betejë e partive politike në Britani. Njëri prej tyre të partisë rivale e ka gjet një aktor australian edhe ka thanë që nuk është tu i përngja Toni Blairit, po këtij”, ka thënë Qosa për Nacionalen.

No description available.

Qosaj ka treguar më tutje se kritikat në Kosovë filluan pas disa postimeve nga një faqe e cila menaxhohet prej një skulptori rival të tij, Ilir Muharremi.

“A di qysh është puna. E kanë pa dikush prej tyne, është një faqe e Ilir Muharremit, ai është kundërshtar që rregullisht i bën këto sene e ka grupin tjetër të skultporëve që merret me ta janë shokë, e tani gjithëmonë gjuhen për secilën skultpurë ka gjujt ky. Ai e ka qit e tani e kanë marrë, e kanë gjet këtë artikullin me qëtë aktorin. Edhe i kanë hy njerëzit shkruajnë, gjejnë diçka që munden me fole e me dhanë najfarë mendimi, e kanë njëfarë llafi po edhe unë kam mendu qashtu. Në Britani e ka nis prej qatyne rivalëve partiakë atje, e në Kosovë e kanë gjetur qaj ilir Muharremi në Art Kritik. Këtu u nis, tani njerëzit kanë nis me shkru. Fotografitë kanë dalë të deformuara me 0.5 a kushedi qysh i kanë fotografu. Se u kanë nxehtë atë ditë”, ka deklaruar Qosa më tutje për Nacionalen.

Qosa ka thënë se puna për ta realizuar shtatoren ka qenë e madhe duke ditur kritikat që kishte pasur shtatorja e Bill Klinton. Ai fajëson edhe fotografitë e dobëta që janë bërë ditën e përurimit.

“Prej nëntorit i kemi nis këtë punë e kemi analizuar kogja shumë, për shkak të vërejtjeve e Bill Klintonit që u dalë keq, mundesh me i pa fotografitë te unë qysh i përngjan. I sheh senet qysh janë, nuk ka të bëj sepse nuk i përngjan atij aktorit. Edhe ti mundesh me gjete dikënd që të pëngjanë në Prishtinë, e lëre më në botë 8 miliardë njerëz gjen diçka të përafërt”, tha ai më tutje.

No description available.

Qosa ka treguar për Nacionalen se ambasadori i Britanisë në Kosovë ishte shprehur tejet i kënaqur me ngjashmërinë që kishte shtatorja me Tony Blair.

“Nisma e kësaj pune është nisur prej rivalëve partiakë që i ka thumbuar ky me fjalë. Tani njerëzit kanë hi e kanë shkruar. Ka të bëj veç me Tony Blairin origjinal, kur e ka pa ambasadori u gëzu shumë tha po më vjen mirë që qaq shumë i përngjan, tha po më vjen keq që s’ka qellu me u gëzu kaq shumë me e pa shtatoren”, deklaroi Agon Qosa.

Çka raportoi Indepedent?

Zbulimi i shtatores së ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, para disa ditëve në Ferizaj është bërë lajm – jo fort për të mirë – edhe në atdheun e tij. Disa në internet e krahasuan shtatoren me aktorin Australian, Jason Donovan.

Shtatorja e Blairit u zbulua të mërkurën në Ferizaj, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Blair e vizitoi vendin tonë dhe iu drejtua deputetëve të Kosovës me një fjalim.

No description available.

Megjithatë, një postim i shpërndarë nga ish-sekretari i Blairit, Alistair Campbell, u bë viral, pasi ai e shpërndau fogtografinë e shtatores në përpjekje për ta nxitur publikun britanik që ta votojë Partinë Laburiste, por reagimet u bënë komike menjëherë.

Përdoruesit e internetit nuk mund t’u besonin syve para figurës së zbuluar dhe ishin të bindur se ishte bërë ndonjë gabim, raporton gazeta britanike “The Independent”.

“Zbulohet statuja e Jason Donovanit. Do të duhej të ishte Tony Blair” – u tall një përdorues i rrjetit X.

“Ky është Jason Donovani…” – shkroi një tjetër.

“Shikova pse Jason Donovan ishte në trend, tani nuk mund ta heq nga sytë se sa shumë duket ai si Tony Blairi” – shkroi dikush.

Lajme të ngjashme