Albulena Haxhiu merr pjesë në varrimin e Hamide Magashit - NACIONALE

Albulena Haxhiu merr pjesë në varrimin e Hamide Magashit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në ceremoninë e varrimit të Hamide Magashit, e cila u vra të mërkurën nga ish-burri i saj, po merr pjesë edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Krah të parës së drejtësisë shihet edhe deputeti i LV-së, Adnan Rrustemi, raporton gazeta Express.

Prej ditës që ka ndodhur krimi i rëndë, opozita dhe shoqëria civile po kërkojnë dorëheqja politike.

Në mesin e ministrave që po i kërkohet dorëheqja është edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Lajme të ngjashme