"Albini t'i palon 50 rrahmana" Analisti shprehjen e Dimal Bashës e quan “të prapambetur dhe patriarkale”
Deputeti Dimal Basha u shpreh në mënyrë fyese para disa ditëve kur pretendoi se “Albin Kurti t’i palon 50 Rrahmana” pas vendimit të SBAShK-ut që t’i jepte fund grevës. Kjo po cilësohet si shprehje “patriarkale” dhe e “prapambetur”.
Një gjë të tillë e thotë analisti Albert Heta që nuk ngurron të shtjellojë mendimin e tij për çështjen
“Me “palu” është shprehje mizogjene, tregues i hegjemonisë patriarkale që e dominon këtë shoqëri të prapambetur dhe këta politikanë të pacipë të saj.” – shkruan fillimisht ai.
Për ta ilustruar edhe më shumë, sidoqoftë, ai shkruan si më poshtë:
“Duhen me ditë çka “palohet”, apo cili organ i gruas “palohet” edhe “shpalohet”. Edhe e dinë.”
Deputeti Basha ka qenë mes deputetëve dhe aktivistëve më të zëshëm të Vetëvendosjes në fushatën linçuese kundër mësimdhënësve dhe Rrahman Jasharajt përgjatë muajit të fundit.
Për shkak se i quante mësimdhënësit analfabetë, Nacionalja ia publikoi dëftesën shkollore në të cilën tregoheshinnotat e tij të dobëta gjatë shkollimit në Kosovë.
Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje:
