ALBANICA HOMES dhe projektet e saj madhështore - NACIONALE

ALBANICA HOMES dhe projektet e saj madhështore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kur bëhet fjalë për inovacionin në ndërtim dhe krijimin e një mjedisi të veçantë të banimit, Albanica Homes është emri që dallohet në horizontin e Kosovës dhe regjionit të gjerë.

Ndërtuar dhe menaxhuar nga Mabatex Group, Albanica Homes përfaqëson një prej sukseseve më të mëdha të kësaj kompanie në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit të pronave, dhe është një shembull shkëlqyeshëm i angazhimit të tyre ndaj inovacionit dhe cilësisë së lartë.

Me një sipërfaqe prej 2 milion metrash katrorë, Albanica Homes ka krijuar një histori të suksesshme me projekte të mahnitshme, që janë ndërtuar me pasion dhe dedikim.

Albanica Residence - Prishtina e Re në Veternik është një prej projekteve të tyre të njohura. Me një sipërfaqe fillestare prej 170,000 metrash katrorë, kjo qendër banimi është një perlë e arkitekturës moderne. Ajo ofron jo vetëm komoditetin e banimit, por edhe një stil jetese të lartë, të përshtatur për nevojat e banorëve të saj.

Në qytetin e Prizrenit, dy projekte të tjera të Albanica Homes po krijojnë një mundësi të re të jetesës. Albanica Residence në Prizren me një sipërfaqe prej më shumë se 156,000 metrash katrorë, është një projekt i jashtëzakonshëm i zhvillimit të pronave në qytetin e bukur të Prizrenit. Po ashtu, lagja Dardania është në pritje të një standardi të ri të jetesës me projektin e tyre të quajtur Albanica Residence - Prizren. Ky projekt do të jetë një model i ri për jetën moderne dhe komunitetin bashkëkohor.

Në krah të këtyre projekteve të qytetit, Albanica Village Bërnica është një projekt i dizajnuar për të përmirësuar çdo aspekt të jetës. Me një sipërfaqe prej afro 1,000,000 metrash katrorë, ky projekt përfshin shumë hapësira të hapura, zonat e rekreacionit, dhe infrastrukturën më të fundit për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për familjet dhe të rinjtë.

Në lindjen e Prishtinës së Re, Albanica Hill shtrihet mbi 112,000 metra katrorë dhe është një tjetër demonstrim i Albanica Homes për të krijuar një ambient të shkëlqyer të banimit. Kjo zonë ofron paqe dhe qetësi larg zhurmës së qytetit, duke e bërë atë një vend ideal për të jetuar.

Në brigjet e Jonit, në Palasë, ndërtohet Albanica Green Coast III, një resort buzë bregut të detit. Me një sipërfaqe prej më shumë se 60,000 metrash katrorë, kjo destinacion do të ofroj pamje të mahnitshme dhe një përvojë të pazëvendësueshme për pushuesit që duan të shijojnë bukurinë e natyrës dhe detit.

Por më tej, në bregun e detit Adriatik në Ulqin, Albanica Homes me projektin e tyre të veçantë do krijojë diçka që rrallë herë është parë. Resorti do të ofroj një përvojë të paparë deri me sot për vizitorët që dëshirojnë të shijojnë detin dhe natyrën në këtë qytet bregdetar.

Albanica Homes një promovues i një stili të jetesës të veçantë dhe inovator. Me projekte të tilla të mëdha dhe inovative, Albanica Homes po bën përmirësimin e banimit dhe po ndërton ëndrrat e banorëve të saj.

Informohuni më shumë rreth Albanica Homes:

Webfaqe: albanica.homes

Facebook: albanicahomes

Instagram: albanicahomes

Telefon: 048 99 88 88

*Artikull i sponsorizuar!

Lajme të ngjashme