Aktivistja Hasa: Edi Rama e futi në grackë Sali Berishën me lejen për protestë disa metra larg Samitit - NACIONALE

Aktivistja Hasa: Edi Rama e futi në grackë Sali Berishën me lejen për protestë disa metra larg Samitit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivistja për të drejta të grave, Gresa Hasa, ka bërë një status në profilin e saj në Facebook për protestën e bërë nga Sali Berisha dhe përkrahësit e tij ku u shënua edhe një incident.

Aktivistja Hasa ka shkruar se Rama u tregua më ‘strategjik’ se sa Sali Berisha.

“...duke e lejuar protestën e Partisë Demokratike të ndodhë vetëm disa metra më tutje nga ku po mbahet Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, ai është duke iu manifestuar liderëve të BE-së se si Shqipëria “është” një vend demokratik, ku çdokush mund të protestojë pa drojë, përfshirë eksponentë problematikë si fraksioni i Sali Berishës brenda PD-së.” – ka thënë ajo.

Duhet të kujtojmë se z. Sali Berisha u sulmua fizikisht sot në protestën që po mbahej në Tiranë.

Lajme të ngjashme