Aksion i madh i Policisë kundër drogës dhe krimeve kibernetike: Bastisje në tri rajone
Një aksion i madh i Policisë së Kosovës është zhvilluar sot.
Aksioni është kryer në tri rajone kundër drogës dhe krimeve kibernetike.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
“Pas një pune operative dhe hetimore, nga zyrtarët e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës (PK), nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor. Gjatë këtij operacioni policor janë kryer kontrolle në tri rajone të Kosovës që përfshijnë një numër të konsiderueshëm të lokacioneve të ndryshme, kundër trafikimit me narkotik dhe krimeve kibernetike”, ka thënë ai.