Aksidenti në Kamenicë: Sot varrosen babë e bijë - NACIONALE

Aksidenti në Kamenicë: Sot varrosen babë e bijë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot pritet të varrrosen dy qytetarët që humbën jetën në aksident trafiku në fshatin Hodonc të Kamenicës.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin mortor.

Varrimi i tyre do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Fsh. Hodonoc, Kamenicë 24.02.2023 – 10:30. Një mashkull kosovar, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku në mes të dy veturave. Po ashtu gjatë aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy femra (njëra prej tyre foshnjë 6 muajsh) bashkudhëtare me viktimën si dhe drejtuesi i veturës tjetër të përfshirë në aksident. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori që ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion.” – kishte njoftuar policia në ditën e aksidentit.

Lajme të ngjashme