Aksidenti në Dollc: Katër lirohen nga spitali, një po vazhdon të trajtohet - NACIONALE

Aksidenti në Dollc: Katër lirohen nga spitali, një po vazhdon të trajtohet

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Katër të lënduar nga aksidenti në Dollc janë liruar.

Kështu ka bërë të ditur Spitali në Pejë.

E njëri, po vazhdon trajtimin.

Njoftimi:

Komunikatë e dytë për aksidentin në fshatin Dollc të Klinës!

Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se nga pesë pacientët e pranuar pas aksidentit trafiku në fshatin Dollc të Klinës, katër kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë lëshuar në gjendje stabile shëndetësore.

Një pacient tjetër vazhdon të trajtohet në repartin e Kirurgjisë, ku është nën kujdesin e ekipeve tona mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Lajme të ngjashme