Aksident në Bresalc të Gjilanit: Vdes një grua - NACIONALE

Aksident në Bresalc të Gjilanit: Vdes një grua

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Bresalc të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se në aksidentin e trafiku mes tri automjeteve, që ka ndodh me datë 31.10.2024 rreth orës 15;00h ,ku si pasoj e këtij aksidenti kanë qenë të lënduar tre persona. Ata janë dërguar me urgjencë në qendrën emergjente në Gjilan për ndihmë mjekësore. Pasagjerja shtetase e Kosovës (1978), si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë ku vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në QE-Gjilan. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në obduksion. Hetues policor të aksidenteve nga njësiti i trafikut rajonal janë duke hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme