Aksident i rëndë te konviktet në Prishtinë: Gjashtë persona të lënduar
Një aksident ka ndodhur në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë.
Dy vetura duket se janë përplasur me njëra-tjetrën dhe dëmet janë të mëdha.
Nga aksidenti gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar për Nacionalen zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë ajo.
Gazeta ka siguruar edhe pamje:


