Aksident i rëndë në Këlcyrë të Shqipërisë: 8 të vdekur - NACIONALE

Aksident i rëndë në Këlcyrë të Shqipërisë: 8 të vdekur

6 muaj më parë

nga NACIONALE

8 persona dyshohet të kenë humbur jetën në rrugën Këlcyrë-Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar të Shqipërisë.

Dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe si pasojë tetë persona kanë humbur jetën.

Shtatë persona shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta, ndërkaq drejtuesi i automjetit nga Shkodra.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, raporton Eurnews.al.

Ndërkaq, sipas A2, referuar të dhënave paraprake, viktimat janë klandestinë nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët po transportoheshin me një automjet tip Benz, si dhe drejtuesi i tij.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.

Ditëve të fundit në Shqipëri janë shtuar dukshëm aksidentet.

Vetëm pak ditë më parë një familje nga Kosova u aksidentua, ku disa anëtarë pësuan lëndime.

Zakonisht aksidentet e tilla shtohen me të nisur hapja e sezonës verore, ku shtohen edhe lëvizjet drejt shtetit shqiptar.

Lajme të ngjashme