Agron Demi: Nga viti 2014, 75% të kohës arsimi fillor dhe i mesëm ka qenë nën kërcënim të grevave - NACIONALE

Agron Demi: Nga viti 2014, 75% të kohës arsimi fillor dhe i mesëm ka qenë nën kërcënim të grevave

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi, ka treguar se nga gushti i vitit 2014, 75% të kohës arsimi fillor dhe i mesëm ka qenë nën kërcënim të grevave për arsye nga më të ndryshmet.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjatë kësaj periudhe kohore në 131 numra të buletinit SBASHK-u ka kërcënuar me greva.

“Në uebfaqen e SBASHK-ut janë të publikuara 174 buletine mujore të cilat informojnë publikun dhe anëtarësinë për aktivitetet e sindikatës. Nga gushti i vitit 2014 deri në maj të 2022, në 131 numra të buletinit SBASHK-u kërcënon me greva, paralajmëron greva ose njofton për mbajtjen e grevave. Arsyet janë të ndryshme: kontrata kolektive, rritje te pagave, ligji i pagave, ligji per arsimtarët e viteve '90, shtesa në paga, shujta... Pra, nga gushti i vitit 2014, 75% të kohës arsimi fillor dhe i mesëm ka qenë nën kërcënim të grevave për arsye nga më të ndryshmet”, ka shkruar Demi

Lajme të ngjashme