A është kriza e kostos së jetesës një nga shkaqet kryesore të mbi 6,400 shkurorëzimeve brenda tri viteve në Kosovë? - NACIONALE

A është kriza e kostos së jetesës një nga shkaqet kryesore të mbi 6,400 shkurorëzimeve brenda tri viteve në Kosovë?

2 javë më parë

nga NACIONALE

Në tri vitet e fundit Kosova ka përjetuar një rritje të paprecedentë të shkurorëzimeve, me krizën e kostos së jetesës e cila rëndon mbi qiftet me të ardhura më të ulëta. Arsyet financiare janë identifikuar prej kohësh nga një sërë sutdimesh si ndër shkaçet kryesore të shkurorëzime globalisht. Në rasin e Kosovës, rritja eksponenciale e shkurorëzimeve mes viteve 2021-2023, e kombinuar me faktorë si rritja masive e mbitërheqjeve në tri vitet e fundit, sugjeron se kriza financiare mund të jetë ndër arsyet kryesore që kanë çuar qiftet në ndarje.

Që nga viti 2021, krizat gloable i dhanë një goditje ekonomisë së euroizuar të Kosovës me inflacionin që arriti nivele dyshifrore, duke dobësuar fuqinë blerëse të vendit në një shkallë të paprecedentë. Me inflacionin që arriti në 14.2 për qind në mesin e vitit 2022, qeveria bëri pak për ta frenuar atë, "pavarësisht niveleve të larta të shpenzimeve për mbrojtjen sociale".

Sipas raportit “Një pagë jetese për punëtorët në Kosovë: Përpjekja për një jetesë bazike por të dinjitetshme”, hendeku midis pagës së llogaritur të jetesës dhe pagave minimale aktuale rezulton tejet i madh. Shumica e pagave në Kosovë, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, nuk arrijnë vlerën e një page të jetesës.

Pasojat e kësaj krize ekonomike u reflektuan dukshëm në financat personale të individëve. Midis viteve 2021 dhe 2023, mbitërheqjet bankare në Kosovë vlerën 1 miliardë e 158 milionë euro, ndërsa qytetarët përpiqeshin të mbulonin shpenzimet për produktet bazë, çmimet e të cilave përjetuan rritje deri në 50 për qind.

Sipas një sondazhi të SunTrust Bank të kryer nga Harris Poll, 35 për qind e njerëzve ia atribuojnë telasheve financiare problemet me partnerë, me borxhin që kryeson listën e mosmarrëveshjeve martesore.

Ndërsa inflacioni zvogëloi fuqinë blerëse të familjeve me të ardhura më të ulëta, rritja e borxheve - në rastin e Kosovës - sugjeron shtim të presionit financiar mes qifteve.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Regjistrit Civil, rastet e shkurorëzime në Kosovë kanë shënuar rritje eksponenciale nga viti 2021. Nga viti 2021 deri në vitin 2023 janë shkurorëzuar plotë 6 mijë e 460 çifte. Kjo shifër tejkalon ndjeshëm atë të tre viteve të mëparshme (3,428).

Viti 2023 shënoi vitin me më së shumti shkurorëzime në Kosovë duke arritur në 2 mijë e 2012. Numri i shkurorëzimeve në Kosovë gjatë vitit 2024 ka vazhduar trendin në rritje që nga viti 2021, me mbi një mijë çifte që kanë zgjedhur të divorcohen brenda vetëm tetë muajve të vitit 2024.

Vetëm në muajin gusht, afro 140 çifte kërkuan divorc, duke kontribuar në mbi 1 mijë divorce të regjistruara nga janari deri në gusht të këtij viti.

Janari ishte muaji me më së shumti shkurorëzime gjatë 2024-ës me plotë 155.

Lajme të ngjashme