40 vjeçari thotë se vrapon një javë pas operimit në zemër, tregon përvojën e tij në Zhan Mitrev - NACIONALE

40 vjeçari thotë se vrapon një javë pas operimit në zemër, tregon përvojën e tij në Zhan Mitrev

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një storje e suksesit vjen nga pacienti 41 vjeçar, Burim Leci i cili tregon se si ka pasur suksese dhe ndihet jashtëzakonisht mirë pas një intervenimi që kishte në spitalin Zhan Mitrev.

Ai tregon se si kishte probleme me zemër dhe se nuk është zhgenjyer asnjëherë për përzgjedhjën e Klinikës.

Pavarsisht shqetësimit dhe fatmirësisht suksesit në operim edhe duarve të arta në këtë klinikë që e kanë bërë punën e tyre, sot unë arrijë me marrë kartolina të ndryshme nga fëmijët e mi, mundem me marrë përqafime nga vajzat e mija, mundem me e gëzu jetën me dal çdo ditë, me ardhë në punë çdo ditë edhe me fillu tutje me i bo gjërat siç i kam bërë më herët”, është shprehur i lumtur Leci.

Si erdhi deri tek përzgjedhja e spitali?

Leci tregon se në janar të vitit të kaluar kishte një intervenim kirurgjik në zemër pikërisht në këtë klinikë.

“E kam pas një problem shëndetësor goxha të madh, kam pas sulm në zemër dhe është dashur që të bëja një intervenim në zemër të hapur. Zgjedhja më e mirë ishte me shku në spitalin Zhan Mitrev, në spitalin më të specializuar për zemër dhe besoj që ka qenë zgjedhja e duhur”, ka thënë Leci.

Ai tutje ka treguar se pas vizitës që ka pasur në këtë klinikë, ata kanë konstatuar se Lecit i duhej që t’i nënshtrohej në intervenimi kirurgjik që ishte mjaftë i komplikuar.

Pas kryerjes së kontrollave u konstatua se Burimi kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale e cila është e komplikuar. Bypass në zemër të hapur”, kishin thënë mjekët e kësaj klinike.

Pacienti Leci tregon se ka pranuar që t’i nënshtrohej këtij intervenimi dhe se thotë se në momentin kur është dashur të rehabilitohej ai kishte marrë një ftesë nga një garë ndërkombëtare për vrapim ku kishte aplikuar prej vitësh që të pranohej.

Ai thotë se gara është planifikuar të mbahëj në muajin gusht, pra 5 muaj pasi unë kam kryer operacionin.

Leci duke treguar për pasionin dhe dëshirën që të merrte pjesë në këtë garë e cila parashihte vrapim prej 171 kilometrash, tregon se si mjekët e kësaj klinike që kanë kryer intervenimin i kanë konfirmuar se ky mund të merrë pjesë lirshëm në këtë garë, duke thënë se kanë premtuar edhe mbështetje për të.

Kur vjen doktori mem vizitu, i them unë në muajin gusht dua të vrapoj 170 kilometra. Ishim në fund të janarit, në fillim të shkurtit kur unë e përfundova operacionin dhe kërkoja pas 5 muajsh të vrapoj 170 kilometra pas gjithë atij intervenimi që kisha. Mjeku me tha mundesh, nëse shkon mua do të më kesh sponsor që ta mbuloj garën”, ka thënë ndër të tjera Leci.

Lajme të ngjashme