21 vjeçarja që dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti varroset sot - NACIONALE

21 vjeçarja që dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti varroset sot

2 javë më parë

nga NACIONALE

21 vjeçarja që u vra pasditen e së premtes nga ish-bashkëshorti i saj në Ferizaj, do të varroset sot.

Kjo është bërë e ditur nga familjarë të viktimës, të cilët kanë thënë se e ndjera do të varroset në fgshatin Bablak, në orën 16:30.

Ndryshe, i dyshuari, sipas policisë, kreu vrasjen brenda katit të parë të Qendrës për Punë Sociale. E.C mbeti e vrarë, ndërsa D.C i plagosur.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë mësuar se një person brenda Qendrës për Punë Sociale në katin I-rë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave dhe për pasoj një person E.C (F/K) e moshës 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e së cilës është konfirmuar nga mjekët kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa plagë trupore ka pësuar personi D.C ( M/K) i moshës 15 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe është jashtë rrezikut për jetën, kurse i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.” – njoftoi policia.

Rreth orës 15:15, policia ka identifikuar të dyshuarin, V.A i moshës 36 vjeçare, dhe më pas kanë arrestuar të njëjtin.

Lajme të ngjashme