Zyrtari i LDK-së: Siguria e Kosovës kërkon partneriteti të ngushtë me SHBA-të
Kryetari digës së LDK-së në Ferizaj, Egzon Azemi, ka treguar për takimet që ka pasur gjatë vizitës zyrtare në SHBA.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet e vetmja rrugë përpara për të siguruar qëndrueshmëri për vendet e rajonit.
Sipas tij, siguria kombëtare e Kosovës kërkon partneritet të ngushtë me SHBA-të.
“Me ftesë nga Kongresmenët Robert Aderholt dhe Pete Session kisha kënaqësinë të marr pjesë në Forumin e Sigurisë, ku si temë kryesore diskutimi ishte ballafiqimi ndaj agresionit Rus në Ukrainë dhe influencës Kineze në Evropë. Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet e vetmja rrugë përpara për të siguruar qëndrueshmëri për shtetin tonë dhe vendet e Ballkanit Perendimor. Siguria kombëtare e Republikës së Kosovës kërkon një strategji partneriteti të ngushtë me SHBA-të si aleati kryesor dhe garantues i sigurisë kombëtare për Republikën e Kosovës”, ka shkruar Azemi.