Zyrtari i LDK-së: Populizmi është bërë një taktikë e zakonshme e Qeverisë Kurti - NACIONALE

Zyrtari i LDK-së: Populizmi është bërë një taktikë e zakonshme e Qeverisë Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka kritikuar Qeverinë Kurti për dështimin në menaxhimin e krizës ekonomike.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se populizmi është bërë një taktikë e zakonshme e kësaj qeveria.

Sipas tij, populizmi po shërben po të iu hedhur hi syve qytetarëve.

Populizmi është bërë një taktikë e zakonshme në dy – tre vitet e fundit për të shpërqendruar vëmendjen e qytetarëve nga keqmenaxhimi dhe dështimi i qeverisjes. Në vend që të trajtojnë problemet ekonomike e sociale, kjo qeveri përdor retorikë që tërheq emocionet dhe ndjenjat në vend të fakteve dhe zgjidhjeve që duhet të ju ofroj qytetarëve. Populizmi shërben si hi për sy për këta që janë në pushtet për t’iu shmangur përgjegjësisë për veprimet, apo më mirë me thëne mosveprimin e tyre. Është thelbësore që qytetarët të informohen drejtë dhe të vlerësojnë në mënyrë kritike premtimet dhe politikat e kësaj qeverie e kështu së bashku të parandalojmë përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes së qeverisjes dhe zhvillimit në vendin tonë”, ka shkruar Zemi.

Ai ka kritikuar edhe videon e fundit të VV-së, përmes të cilës kritikohet LDK-ja.

Edhe pse lufta kundër populizmit është sfidë komplekse, e sidmos këtij që po e shtyn përpara Qeveria në krye me Kurtin, secili prej nesh duhet të sigurohemi që të jemi mirë të informuar dhe kritikë ndaj mesazheve dhe informacioneve që përdoren për përhapje së informacionit të rremë ose mashtruese. Video e fundit e LVV dhe Kurtit në krye të saj e ka mu këtë qëllim, mashtrimin. Pra, në vend që të trajtojnë problemet ekonomike e sociale, kjo qeveri përdor retorikë që tërheq emocionet dhe ndjenjat në vend të fakteve dhe zgjidhjeve”, ka shkruar Azemi.

Lajme të ngjashme