Zyrtari i LDK-së, Kurtit: Ky njeri e ka problem politikën amerikane
Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministri Albin Kurti.
Ai ka thënë se tani edhe media e mëdha amerikane po raportojnë për stërkeqjen e raporteve të Kosovës me SHBA-të.
Duke komentuar artikullin e gazetën amerikane “Politico” për raportet e Kurtit me SHBA-të, ai ka thënë se tani po konfirmohet shqetësimet e mëhershme të LDK-së.
“Sa herë që si opozitë kemi ngritur shqetësime për stërkeqjen e raporteve mes Kosovës dhe ShBA-së nga kjo qeveri, kreu i saj Albin Kurti herë është përgjigjur herë me ironi e herë me sulme dhe akuza të pabaza. Asnjëherë seriozisht. Sot, të njëjtat brenga tona i trajton një artikull që u publikua në gazetën amerikane me seli në Ëashington “Politico”. Aty ndër të tjera, thuhet se Kurti ka arritur që ta bëjë të pamundurën në politikën amerikane, pra që demokratët e republikanët të kenë konsensus mes vete për të. Konsensus se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është një politikan kokëfortë dhe nganjëherë i pamatur që ka minuar përpjekjet e përbashkëta të ShBA-së dhe Evropës për të arritur një marrëveshje për paqe të qëndrueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.
Sipas tij, problem për Kurtin nuk janë zyrtarët amerikan, por Amerika.
“Pra, edhe ky artikull lë të kuptohet atë që e kemi përsëritur disa herë se nuk paska qenë problemi Trumpi e Grenelli për Kurtin. Atij s'po i bie tanam as Biden të cilin e mbështeti në zgjedhje përkundër Trumpit, e as Blinken dhe Escobar. Zaten ky njeri e ka problem politikën amerikane. Këtij zotëriu me gjasë i pengon demokracia më e madhe dhe më e konsoliduar në botë”, ka shkruar Azemi.