Zyrtarët e Ambasadës Amerikane takohen me Sylën: Gazetarët na kujtojnë rëndësinë e lirisë së shprehjes
Ambasada amerikane në Prishtinë ka publikuar një fotografi ku shihen zyrtarë të saj me gazetarin Valon Syla, i cili para pak javësh ishte cak i një sulmi fizik.
Përmes një shkrimi në Tëitter, ambasada ka thënë se gazetarët “na kujtojnë” rëndësinë e lirisë së shprehjes.
“Gjithmonë kënaqësi që të takohemi me gazetarët kosovarë, që na kujtojnë të gjithë neve rëndësinë e lirisë së shpehjes, një prej të drejtave të njeriut bazike, dhe e garantuar për të gjithë me Kushtetutën e Kosovës.” – thuhet në këtë shkrim.
Always a pleasure to meet with Kosovan journalists, who remind us all of the importance of #FreedomOfExpression, one of the basic #HumanRights and guaranteed to all by the Kosovo Constitution. #PressFreedom pic.twitter.com/RukRgJVQ2f
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 4, 2023
Ndryshe, gazetari Valon Syla u sulmua nga tre persona në një lokal në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Syla nga sulmi pësoi lëndime në kokë ku edhe u trajtua në QKUK. Sipas Sylës sulmuesit e tij ishin “fanatikë islamikë”.
Sulmuesit e tij, tani ndodhen në paraburgim.