Zyrtare: Më 3 prill nis gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së
Gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së do të fillojë me datën 3 prill.
Kjo është konfirmuar në seancën e sotme nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith.
“Çështja fillon më 3 prill në orën 09:00. Deklarata e ZPS-së nuk zgjat më shumë se 5 orë, përfaqësuesi i viktimave deri në 45 minuta. Mbrojtja e Thaçit 3 orë, mbrojtja e Veselit 45 minuta, Selimit 1 orë, Krasniqit 1 orë e gjysmë, dhe do të ketë pyetje nga trupi gjykues”, tha Smith.
Gjykimi kishte pasur të fillojë më 1 mars, por për shkak të një dakordimi mes palëve, u vendos që të shtyhet për 3 prill.