Zyra e BE-së në Beograd s’mban ditë zie: S’i vajtojmë kriminelët e terroristët - NACIONALE

Zyra e BE-së në Beograd s’mban ditë zie: S’i vajtojmë kriminelët e terroristët

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Zyra e Bashkimit Evropian në Serbi s’e ka ulur në gjysmë-shtizë flamurin në gjysmë shtizë në ditën kur ky shtet, shpalli ditë zie për tre terroristë të vdekur në Kosovë.

Në një përgjigje për “Kallxo.com”, zëdhënësi Peter Stano deklaroi se BE-ja nuk glorifikon e vajton kriminelë dhe terroristë.

“Kemi parë që Serbia e ka shpallur dje ditë zie. Delegacioni i BE-së në Serbi nuk e uli flamurin e BE-së. Në përgjithësi, BE-ja është në thelb kundër glorifikimit dhe vajtimit të kriminelëve dhe terroristëve. – citohet të ketë thënë ai.

Zëdhënësi evropian ka përmendur se zyra e BE-së në Kosovë vendosi flamurin në gjysmë shtizë në nderim të heroit Afrim Bunjaku, policit të vrarë nga grupi terrorist të dielën.

“Të hënën, Zyra e BE-së në Prishtinë ka vendosur flamurin e BE-së në gjysmë-shtizë për të nderuar policin e vrarë dhe policët e plagosur të Kosovës, viktima të sulmit të tmerrshëm terrorist të së dielës. Qëndrimi i BE-së për sulmin u shpreh qartë në deklaratat e HRVP-së (Josep Borrell) të lëshuar më 24 shtator. Për më tepër, sulmuesit nuk duhet të barazohen kurrë me viktimat.” – ka deklaruar ai.

Lajme të ngjashme