Zyba i VV-së përmend "luftë ndaj oligarkëve": Kundërshtari e ka vjedhur Kosovën - NACIONALE

Zyba i VV-së përmend "luftë ndaj oligarkëve": Kundërshtari e ka vjedhur Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, ka lënë të nënkuptohet me anë të një statusi se rasti i Klan Kosovës ka të bëjë me luftën e pushtetit me ata që i quan “oligarkë” me anë të një statusi që nxit urrejtje.

Në një status mjaft të ashpër, z. Zyba shprehet kritik ndaj të gjithë atyre që po e protestojnë vendimin e marrë për pezullimin e licencës së biznesit të Klan Kosovës.

“Kur ne kemi thënë që do të merremi me oligarkët që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme, çka kanë mendu këtu?” – pyet ai në mënyrë retorike.

Ai shkruan tutje se “beteja jonë është e ashpër sepse kundërshtari e ka vjedhur Kosovës që nga dita e parë e kohës së ish-regjimit.”

Fjalë të tilla armiqësuese janë përdorur edhe më parë nga të tjerë eksponentë të partisë në pushtet.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme