Zvogëlimi për 25% të pranisë së njësive speciale nëpër komuna, Vuçiq: Truk i perëndimit, e luaj shahun më mirë
“Është thjesht një marifet i Perëndimit”, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për zvogëlimin e pranisë së njësive speciale policore brenda dhe në afërsi të ndërtesave komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, siç u pajtuan ditë më parë në kuadër të Dialogut të Fascilituar nga Brukseli ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dialog ky i cili supozohet të normalizojë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Vuçiq duke u krekosur se gjoja “i lexoj marifetetet e tyre paraprakisht” shtoi edhe se “e luaj shahun më mirë se ta”, e madje edhe se “lexoj libra shumë më shumë se ta”.
“Nuk jam i donët unë, e as budalla”, tha Aleksandar Vuçiq, siç e citoi “Danas.rs”, duke u përgjigjur pyetur rreth kërkesave perëndimore për shtensionim të situatës në pjesën veriore të Kosovës.
“Nuk është problem që duhet të dorëzohesh sepse dikush është më i fortë”, tha ai, “por se problemi është ku të trajtojnë juve, tërë vendin tuaj, të gjithë neve, si budallenj”.
Veç kësaj ai tha se “bullizimi vazhdon çdo ditë” dhe se “po vendosen pika përtej Marrëveshjes së Brukselit”.