Zv. ministri i Kurtit që qëndroi nëntë ditë në Leposaviq: Lulzim Hetemi mundësoi plotësimin e sovranitetit në veri - NACIONALE

Zv. ministri i Kurtit që qëndroi nëntë ditë në Leposaviq: Lulzim Hetemi mundësoi plotësimin e sovranitetit në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zv. ministri Arbër Vokrri ka gjetur kohë të shkruajë sërish në lidhje me kryetarin e Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi.

Vokrri më herët kishte njoftuar opinionin se i kishte kaluar plot nëntë ditë në zyret komunale të Leposaviqit bashkë me kryetarin Hetemi.

Në shkrimin e ri, z. Vokrri ka lavdëruar Policinë e Kosovës për të cilët thotë se janë bërë si “gurbetçarë” në familjet e tyre, pasi nuk kanë marrë pushim qe dy vjet.

Ndërsa, kryetarin Lulzim Hetemi e krahason me Oso Kukën.

“Nuk e trembin as kërcënimet me zola, as kanosjet rrotull ndërtesës ku po qëndron si Oso Kuka dikur.” – ka thënë ai.

Vokrri ka shtuar se kryetari Hetemi i jep kuptim dhe e bëri të mundur “plotësimin e sovranitetit të Republikës sonë në kufirin verior.”

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme