Zv.komandanti i “Dheut të Bardhë” raportohet se është i arrestuari në aksionin e Prokurorisë Speciale dhe AKI-së
Zëvendëskomandanti i pikës kufitare Dheu i Bardhë, Bojan Jevtiq, raportohet të jetë një nga policët e arrestuar në një aksion të Prokurorisë Speciale nën asistimin e zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë dhe Inspetoratit Policor të Kosovës.
I njëjti, sipas “Klan Kosova”,dyshohet për rrjedhje të informacioneve të ndjeshme të shërbimet sekrete të Serbisë.
Deri më tani nuk dihen detaje të reja.
Ndërkohë, më herët në një komunikatë për media u konfirmua aksioni në fjalë.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e saj, është duke u zhvilluar një operacion në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit. Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit. Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjet në fuqi” – thuhej në njoftim.