ZRrE: Ulen tarifat 8 për qind për ata që shpenzojnë mbi 800 kWh
Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar për disa ndryshime në tarifat e energjisë elektrike.
Sipas njoftimit të ZRrE-së, është vendosur për uljen e tarifave prej 8 për qind për konsumatorët familjat për bllokun me konsum mbi 800kWh.
“Ulje e tarifave prej 8% për konsumatorët familjar për bllokun me konsum mbi 800kWh
Ulje e tarifave prej 3% për konsumatorët komercial dhe industrial
Bordi i Zyrës se Rregullatorit ka aprovuar edhe tarifat për vitin relevant tarifor 2024 për Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS).” – shkruhet aty.