Zogiani: Pse barrikadat e serbeve në veriun e Kosovës paskan legjitimitet e qenkan të arsyeshme?
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka thënë se shqiptarët në shtetet e rajonit janë më shumë minoritet sesa cilido minoritet tjetër aty, dhe sipas tij të drejtat e tye janë më të shkelura se sa të serbëve në Kosovë.
Zogiani përmes një postimi në Facebook ka thënë se shqiptarët kanë pretendime për “miqësi perëndimore”, më shumë se cilido popull në rajon.
“1. A janë me shume shqiptarë në shtetet e rajonit sesa cilido minoritet po aty? Po!
2. A i kana më të shkelura të drejtat sesa për shembull serbet në Kosovë? Po!
3. A kanë shqiptarët pretendime për "miqësi perëndimore" më shumë se cilido popull në rajon? Po!
4. A kanë qenë shqiptarët me kooperativë e me luajal se cilido popull në rajon për stabilitetin e rajonit? Po!”, ka shkruar ai.
Zogiani pas këtyre ka pyetur se atëherë pse barrikadat e serbeve në veriun e Kosovës paskan legjitimitet e qenkan të arsyeshme.
“E pse atëherë barrikadat e serbeve ne veriun e Kosovës paskan legjitimitet e qenkan të arsyeshme, por kërkesa e shqiptarëve në Lugine për ta pasur një adrese aty ku paguajnë tatim mbi pronën nuk qenka?! Pse jemi servilë e te padinjitet! Asnjë arsye tjetër!”, ka përfunduar ai.
