Zogaj fajëson pushtetin: S'po thojnë që lirimi i të akuzuarve për tentim vrasje ishte marrëveshje Kurtit - Vuciq
Analisti Petrit Zogaj ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook rreth situatës në veri dhe vendimit për arrest shtëpiak ndaj ish-policit serb Dejan Pantiq.
Zogaj shkruan se pushteti prej kohësh po i fajëson pushtetet e kaluara sepse e vetmja “aftësi e tyre është mashtrimi”.
“Që dy javë e fajësuan KFOR-in që s’po i largon barrikadat. Sot po e fajësojnë një gjykatës për lirimin e të akuzuarve për tentim-vrasje, ndërkohë që s’po e thojnë që kjo ishte një marrëveshje në mes Kurtit dhe Vuciq për me dalë nga situata”, ka shkruar Zogaj
“E vetmja aftësi e tyre është mashtrimi”, medon ai.
