Zogaj: Bashkëpunimi me nivelin qendror shumë i mangët, asnjë cent shtesë - NACIONALE

Zogaj: Bashkëpunimi me nivelin qendror shumë i mangët, asnjë cent shtesë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se bashkëpunimi me nivelin qendror është i mangët.

Zogaj ka thënë se Qeveria i ka bllokuar shumë projekte kapitale, si projektin e rrugës “Agim Ramadani” dhe ndërtimin e “Unazës së Jashtme”.

Më tej, ai ka theksuar se Prishtina nuk ka marrë asnjë cent shtesë nga niveli qendror.

“Mundem të them me liri të plotë dhe siguri që kemi pasur një bashkëpunim shumë të mangët me nivelin qendror qeveritarë...Është e pakuptimtë se si mungon një bashkëpunim mes nivelit qendror dhe kryeqytetit. Prishtina është kryeqytet, krejt institucionet qendrore punojnë në Prishtinë, këtu e zhvillojnë jetën ditore dhe aktivitet e tyre dhe nëse e shihni qasjen e nivelit qendror ndaj Prishtinës është e pabesueshme. Asnjë cent nuk iu është ndarë Prishtinës shtesë pos asaj çka i takon me ligj, atë që na takon me ligj nuk mundet me na mohuar askush edhe normalisht që e alokojnë për neve, por asnjë cent shtesë nuk iu është dhënë Prishtinës”, ka thënë Zogaj.

“Në vend se me na ndihmuar dhe me na mbështet ne po shohim në vazhdimësi bllokada edhe barriera në procese të cilat i pengojnë projektet e kryeqytetit”. – ka thënë ndër të tjera ai.

Lajme të ngjashme